Drejtoria Vendore e Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë kapur një shtetas në kërkim ndërkombëtar.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi Flamur Korriku 50 vjeç, banues në Tiranë, është ndaluar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar për disa vepra penale.

Korriku është kapur në Fushë – Krujë pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia Italiane, i dënuar me 6 vite e 3 muaj burg për veprat penale "Organizatë kriminale", "Shfrytëzim prostitucioni", "Trafik femrash", "Krime kundër fëmijëve"dhe "Fallsifikim dokumentash" parashikuar në legjislacionin penal italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.