Gjykata më e lartë e Indisë ka vendosur të "godasë" një tjetër ligj kolonial pasi përmbysi atë që ndalonte marrdhënien seksuale mes homoseksualëve.
Këtë herë, gjykata ka vendosur të hedhë poshtë ligjin 158-vjeçar të epokës koloniale, se çdo njeri që kishte marrëdhënie seksuale me një grua të martuar, pa lejen e bashkëshortit të saj, ishte fajtor për veprën penale të shkeljes së kurorës.
Pra tradhtia bashkëshortore nuk është më një vepër penale. Një person sfidoi ligjin duke thënë se ishte arbitrar dhe diskriminues ndaj burrave dhe grave. Nuk ka shifra të sakta se sa burra janë ndjekur penalisht për këtë çështje.





