Në një intervistë të dhënë për “Klan”, aktori komedian, Albano Bogdo përveç sfidës së re në Klan me emisionin Duplex është shprehur edhe sa i përket jetës së tij private.
I pyetur nëse ka hequr dorë përfundimisht aktori përgjigjet:
“Kam që në 2 qershor të vitit 2014 që nuk pi më alkool sikur të përmbyset bota. Nuk më pihet më. Edhe kur bëra 30-vjetorin, të gjithë pinë u bënë tapë dhe unë piva vetëm sprite. As për vitin e ri, as për 1 majin, për asnjë festë.
Kjo tregon vendosmërinë dhe karakterin. Kam 4 vite që nuk jam tunduar asnjëherë. Kur ulem me njerëz që pinë alkool me shpifet”, perfundon Albano.





