Tre persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një furgon që sapo kishte mbërritur nga Italia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm në zonën e Skelës në qytetin e Vlorës.

Mësohet se personat kanë marr një çantë që mendohet se ka pasur 5 deri në 10 mijë euro.