Gjashtë të arrestuarit si pjesë e grupit kriminal "Bajri" morën sot masën e sigurisë "arrest me burg" në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ata dolën për verifikimin e masës së sigurisë "arrest me burg" që u mor për arrestimin e tyre më 22 shtator. 

Në gjykatë dolën Armir Grimaj, Safet Bajri, Fabiol Rexhepi, Ismet Idrizi, Denis Brajoviq dhe Klaudio Hoxhalliu, ndërkohë i shpalluri në kërkim, Enver Bajri dyshohet se fshihet jashtë Shqipërisë

Avokati i Safet Bajrit duke folur për gazetarët tha se ndaj klientit të tij aktualisht ka vetëm një akuzë, ajo e trukimit të ndeshjeve sportive. 

"Gjykata e Krimeve të Rënda në kundërshtim me nenin e la në fuqi arrestin me burg ndërkohë që duhet të kishte vendosur garanci pasurore. E ofruam në masën 1 mln lekë ose sa ta kërkonte gjykata. Aktualisht masa e sigurimit për Safet Rrustemin apo Bajrin, përveçse ndikimit në gara sportive aktualisht nuk ka asnjë akuzë tjerët. Për të tjerët nuk mund të shprehem. Për të 6 u la në fuqi arresti me burg. Procedimi nuk është i ndarë, ata janë arrestuar në flagrancë, nuk kanë lidhje me këtë procedim, thjesht është i lidhur."

Për akuzat nga mediat belge, avokati thotë: "Nuk mund të shprehemi përsa kohë nuk kemi dijeni mbi faktet, aktet, rrethanat apo dokumentat që nuk i kemi shqyrtuar".