Një nga të arrestuarit, si pjesë e grupit të rrezkshem kriminal “Bajri” është një emër i njohur i fushës së sportit në vend. Bëhet fjalë për Armir Grimaj, 44 vjeç.

Ai është ish-portieri legjendar i Vllaznisë së Shkodrës. Aktualisht mban postin e trajnerit të Kombëtares së Femrave.

Grimaj numëron edhe 4 takime me përfaqësuesen tonë, të luajtura gjatë viteve 1998-2000.

Kujtojmë se Grimaj ka qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të PD-së, në garën zgjedhore të vitit 2013.