Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shkruar në lidhje me Ditën Ndërkombëtare të Paqes, duke thënë se rëndësinë e saj e dinë më së miri vetëm ata popuj të cilët e kanë përjetuar luftën.

Në llogarinë e tij në Facebook, Presidenti Thaçi thotë se është duke punuar vazhdimisht për paqen ndonëse bashkëpunimi me njëri-tjetrin janë vlera universale.

“Sot, tërë bota e feston Ditën Ndërkombëtare të Paqes. Popujt që e kanë përjetuar luftën, e dinë më së miri rëndësinë e paqes. Kosova i ka përjetuar të dyja. Ne e dimë se paqja bëhet më vështirë se lufta.

Që dy dekada pareshtur po punojmë për paqen, sepse e duam dhe besojmë në të. Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin, pavarësisht dallimeve që mund t’i kemi, janë vlera universale.

Duhet të jemi të bashkuar të gjithë për paqen dhe të ardhmen evropiane. Të bashkuar në diversitet! HTH”, shkruan Thaçi./