22 persona janë arrestuar për përfshirje dhe shfrytëzim prostitucioni në Kosovë.

Mediat shkruajnë se të arrestuarit kishin lidhje me njëri-tjetrin, ndërsa përdornin femra për prostituta.

Disa prej tyre janë pronarë lokalesh apo ambienteve të cilat ofroheshin për vajzat apo gratë që shfrytëzoheshin.

12 persona janë arrestuar në Prishtinë. 4 të tjerë janë ndaluar nën dyshimet për kryerje të veprave penale, “mundësim ose detyrim në prostitucion”, “ofrim i lokalit për prostitucion” dhe “marrje me prostitucion”.

Ndërsa në rajonin e Gjakovës, janë arrestuar 6 persona. Ata dyshohen se kanë mundësuar apo detyruar kryerje të prostitucionit.

Ndërkaq në raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit është thënë se gjatë vitit 2017 institucionet e Kosovës kanë identifikuar 32 viktima të trafikimit, përkatësisht 25 gra dhe tre meshkuj.