Ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës shtetasi Olsi Lelo, 38 vjeç, i plagosur dje në zonën e Unazës së Re.
Gjatë ditës së djeshme Rezmi Caushaj plagosi me thikë Olsi Lelon pasi ishte kundër lidhjes që kishte vajza e tij më këtë të fundit.
Burimet policore thanë se i riu kish qenë i divorcuar dhe pikërisht ky fakt kundërshtohej me forcë nga babai i vajzës. Me sa duket refuzimet e të atit kishin qenë të vazhdueshme, pasi vajza kishte edhe një urdhër mbrojtje nga gjykata.
51-vjeçari ka tentuar disa herë t’i ndajë, por kur nuk ia ka arritur qëllimit, ndaj ka ftuar të dashurin e vajzës në një lokal dhe më pas e ka goditur me thikë duke e lënë të plagosur, por gjatë ditës së sotme ai ndërroi jetë në spital.





