Një avokate është arrestuar gjatë ditës së sotme për korrupsion, ndërsa nën hetim është vënë edhe një prokuror.
Mësohet se avokatja e arrestuar është Donata Lepenica, ndërsa prokurori nën hetim është Përparim Hasa, i cili është pezulluar.
Arrestimet janë bërë në Tiranë, ndërsa Krimet e Rënda kanë bllokuar prej 4 ditësh serverin e Prokurorisë së Tiranës.
Korrupsioni mësohet se është zbuluar gjatë përgjigjeve të një grupi kriminal.





