Policia ka identifikuar autorin e vrajses së ndodhur një ditë më parë në një nga malet e fshatit Doberdol, ndërsa viktima Tahir Bajraktari punonte si bari në bjeshkë.

Policia njofton se autori i dyshuar është shtetasi N.L, 54 vjeç banues në Tiranë, i cili për motive të dobëta, ka vrarë me armë zjarri në banesën e tij në bjeshkën e Doberdolit, Tropojë Fshat, 69-vjeçarin Bajraktari.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 76 e 278 të Kodit Penal.