Një aksident me pasojë vdekjen e një 40-vjeçareje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan.
Rreth orës 08:40, në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, në fshatin Malasej, Cërrik, shtetasi I. M. , 57 vjeç, banues në Peqin, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, me targa AA 562 EC, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E.M. rreth 40 vjeçe, banuese në fshatin Banjë.
Ajo mënjeherë është transportuar për në spital, por për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën gjatë rrugës për në spitalin e Elbasanit.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Cërrik. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.





