6 fëmijët e familjes Shaholli në Durrës, nëna e të cilëve Ardiana u vra mizorisht nga babai i i tyre Çlirimi, janë bërë gati për të nisur vitin e ri shkollor

Katër vajzat e vogla plot me ëndrra janë bërë gati e janë nisur për në shkollë, për t’u bashkuar me shoqet e shokët e tyre pas një vere, ndoshta më e keqja që kanë patur në jetën e tyre. Këtë mëngjes të ditës së parë të shkollës nuk kanë pasur pranë asnjë prej prindërve të tyre, për t’i puthur e për t’ju uruar mbarësi në këtë vit të ri shkollor.

Dy fëmijët më të mëdhenj 18-vjeçarë, Shpendi dhe Pranvera, të cilët janë maturantë këtë vit, kanë punuar gjithë sezonin e verës në një prej hoteleve të qytetit dhe do të vazhdojnë të punojnë deri sa hoteli të mbyllë sezonin veror.

Për t’u nisur në shkollë i kanë ndihmuar të gjithë nga pak shoqatat humanitare dhe të afërmit. Ata janë duke pritur që shteti t’u lidhë pension jetimi pas humbjes së nënës dhe babait që tashmë ndodhet në burg.

Gjithë natën. pothuajse nuk i ka zënë gjumi vajzat… Ermira nis klasën e tetë, Erisa të shtatën, ndërsa më e vogla, Fiorela, nis klasën e dytë. Duan të mësojnë sa më shumë për të bërë krenare nënën e tyre.

Janë nisur për në shkollë, por ndihen zemërthyera këtë vit. Nuk kanë mundur të blejnë kompletet e librave të rinj, por kanë siguruar libra të përdorur. 

Gjyshi i tyre i moshuar thotë se shteti duhet të mendojë t’ju lidhë një pension jetimi, sepse fëmijët janë pa mbështetje ekonomike.

Babai i tyre, Çlirim Shaholli, po përballet me drejtësinë, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes. Deri tani askush nuk e ka vizituar në burg. Asnjë prej fëmijëve dhe as prindërit e moshuar nuk e kanë falur.

K.H.