Një banesë dhe një dyqan janë vjedhur një natë më parë në qytetin e Durrësit.

Policia bën me dije se shtetasi K.P., vjeç 58, banues në Rrushkull, kallëzon se gjatë natës i kanë vjedhur banesën.

Ndërsa në lagjen nr. 15, është vjedhur dyqani në pronësi të shtetasit M.H., vjeç 57, banues në Durrës.

Lidhur me dy rastet e mësipërme, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Neni 134 i Kodit Penal.