Mbi 58 mijë udhëtarë kanë preferuar të lundrojnë me tragete gjatë periudhës 1-16 shtator të këtij viti.

Nga të dhënat operative të APD, mësohet se megjithëse ka përfunduar kthimi masiv i bashkëatdhetarëve që kaluan pushimet verore pranë familjeve në vendin tonë, Kosovë dhe Maqedoni, numri ditor i udhëtarëve me tragete mbetet i lartë. 

44.584 udhëtarë me 9.051 autovetura janë nisur në këto 16 ditë nga Durrësi drejt porteve të Barit dhe Ankonës. Po ashtu në të njejtën periudhë tragetet kanë transportuar edhe 1690 kamjonë.

Nga statistikat operative mësohet se që nga fillimi i këtij muaji në Durrës kanë mbërritur 13.490 udhëtarë të tjerë me 2873 autovetura gjithsej, si dhe me 1.784 kamjonë gjithsej.

Gjatë muajve korrik-gusht të këtij viti tragetet u shfrytëzuan nga 384 mijë udhëtarë gjithsej.