Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës ka kapur "mat" dy të rinj në port gjatë ditës së sotme.

Nga burimet zyrtare mësohet se, shtetasit M.J. dhe E.P., vjeç  29 dhe 19, banues në Lezhë, u kapën në SPKM Port Durrës, në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Ata akuzohen për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror", parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal.