Një 48-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është aksidentuar për vdekje në ishullin e Kretës në Greqi. Viktima po udhëtonte me motor kur u përplas nga një makinë.

Sipas mediave greke, 48-vjeçarit iu dha ndihma e parë shpejt, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar.

Aksidenti i rëndë ndodhi ditën e djeshme në një prej akseve më të rrezikshme të këtij ishulli. Policia greke është duke hetuar për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti me pasojë vdekjen.