Dy drejtues mjetesh janë kapur nga policia duke ecur me shpejtësi marramendëse në aksin Tiranë-Durrës. Policia Rrugore ka kapur një shofer duke qarkulluar me shpejtësi 194 km në orë, ndërsa një tjetër me 174 km në orë.
Në një postimi në Facebook, policia bën me dije se rasti i parë ishte ai i një 24-vjeçari që drejtonte një ‘Audi’, ndërsa rasti i dytë i përkiste një 37 vjeçari nga Lezha që drejtonte një BMW.
NJOFTIMI I POLICISË
Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës.
Vijon kontrolli me Radar nga Policia Rrugore e Tiranes ne rrugen interurbane Tirane-Durres.
24 vjeçari me Audi me 194 km/h. E pa pranueshme. Papërgjegjshmëri ndaj jetës.
Destinacioni????
-Edhe pse Policia Rrugore e Tiranes ka shtuar kontrollet duke përdorur mjetet speciale Radar e Drager , edhe pse gjate fundjavave janë gjobitur shume drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave te lejuara përsëri ka drejtues mjetesh qe rrugën e trajtojnë si pistë dhe makinën si avionë.
37 vjeçari nga Lezha me BMW me 174 km/h.
Destinacioni
Mos shpejtoni te dergoni patenten ne banese por ecni ngadale qe te shkoni ju bashke me patenten se familja ju pret.





