Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar ka ndaluar në portin e Durrësit, një vajzë të re nga Kosova.
Shtetasja E.K. 26 vjeçe, banuese në Kosovë, ka tentuar të kalojë kufirin për në Itali, me një pasaportë e cila dyshohet së është e falsifikuar.
Policia njofton se ndalimi i saj u bë të premten në Pikën e Kalimit Kufitar.
Ajo akuzohet për dy vepra penale: “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, sipas neneve 189 dhe 190 të Kodit Penal.
U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.





