Një 49-vjeçar nga Tirana përfundoi në prangat e policisë, pasi u kap me armë zjarri e municion luftarak.
Burime zyrtare policore thonë se Sokol Sadiku i kishte fshehur ato në murin e shtëpisë.
“Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në murin e banesës janë gjetur të fshehura armë zjarri e municion luftarak. Armë zjarri e llojit “Pistoletë”, mod.54 me një krehër me 5 fishekë, automatik, 8 krehëra fishekësh, 600 copë fishekë mod. 7.62”, thotë policia në një njoftim për mediat.





