Një 19-vjeçar në Durrës është kapur në flagrancë me një thikë pa leje.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin J.S., banues në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.15 të qytetit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, neni 279/1 i Kodit Penal.