Ditën e djeshme, një vajzë 18 vjeçe ka shkuar në urgjencën e Durrësit për të marrë ndihmën e shpejtë mjekësore, pasi kishte konsumuar sasi të mëdha ilaçesh.

Nuk dihen ende arsyet që e shtynë të renë me iniciale E.Ç., banuese në Durrës, të pinte medikamente në sasi të tepërta me qëllim për t’u vetëvrarë.

Policia bën të ditur se pasi mori ndihmën mjekësore të nevojshme, u largua në banesë pa probleme për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën “Shkaktimi i vetëvrasjes”, bazuar në nenin 99 të Kodit Penal.