Policia ka arritur të zbardhë ngjarjen disa ditë pas grabitjes me armë dhe maska në minierën e Munellës në Pukë.
Mësohet se forcat blu kanë arrestuar shtetasin Florian Bunaj, nga Mirdita, ndërsa janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë.
Sipas kompanisë që operon në këtë minierë, dy personat e shpallur në kërkim, janë punonjës të saj.
Puna në minierë është njoftuar se do të rifillojë të hënën, pasi për shkak të grabitjes, procesi ishte pezulluar.
Në 10 shtator, persona të maskuar, kërcënuan me armë rojën e objektit dhe grabitën disa kabllo elektrikë.





