Një 46-vjeçar, pronar i një lokali bastesh dhe lotosh sportive është arrestuar nga policia në Pogradec pasi mbante armë zjarri dhe fishekë në ambientet e biznesit. Mësohet e në prangat e uniformave blu ka rënë shtetasi Lavdi Çuli.
"Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë, kanë ushtruar në lokalin në pronësi të tij, baste dhe lloto sportive në lagjen nr 5 në Pogradec, këtij shtetasi iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë tip “Mauser” dhe 6 fishekë pa lejen e organeve përkatëse", – thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme bazuar në nenin 278 të Kodit Penal.





