Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë u pyet nga gazetarët nese ai e përkrah si kryeministër rezolutën e propozuar nga përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, për bashkim të Luginës me Kosovën.

Duke mos iu përgjigjur direkt pyetjes, Haradinaj tha se si kryeministër, ai e ka për detyrë të respektoj Kushtetutën e vendit. “Ne do te mbajmë çdo herë vëmendjen dhe interesimin për Luginën e Preshevës. Detyra ime është zbatimi i Kushtetutës së vendit dhe ajo na obligon edhe në territor edhe në kufij”, tha Haradinaj, raporton “Zeri.info”.

Ai po ashtu shtoi se hapja e çështjes së kufijve është “Eksperiment i rrezikshëm dhe jam kundër këtyre lëvizjeve, dhe i sugjeroj që të gjithë të kenë parasysh këtë”. Ndërsa mes të tjerash Haradinaj u pyet nëse ka mundësi që të vizitojë Luginën e Preshevës në të ardhmen. “Si Ramush Haradinaj po, si kryeministër nuk e di”, tha ai.