Tre anije me grurë kanë nisur të përpunohen në kalatat e Terminalit Perëndimor, ndërsa sot priten për tu shkarkuar edhe dy anije të tjera.

Burime nga Qendra e Informacionit në APD, bënë të ditur se përveç anijeve tregtare me mallra të tjerë në port, në kalatat 1, 2 dhe 4 po përpunohen tre anije me 8.567 ton grurë gjithsej.

Nga i njejti burim, mësohet se sot priten edhe dy anije me një sasi të përgjithshme prej 5.461 ton grurë tjetër gjithsej.

Në 7 muajt e parë të këtij viti në portin e Durrësit janë shkarkuar afro 72 mijë ton grurë gjithsej.