Tre persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Bilisht.
Policia njofton se “në hyrje të qytetit të Bilishtit drejtuesi i një mjeti tip “Benz” me targa AA107TL, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi, si edhe 2 pasagjere në mjet, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore”.
Të plagosurit janë shtetasit E.D.; K.M.; dhe A.A., të tre të moshës 22 vjeç dhe banues në fshatin Cangonj-Devoll.
Dy të parët, ndodhen në reanimacion, ndërsa shtetasi A.A, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





