Një 54-vjeçar është ndaluar nga Policia e Korçës pasi ka plagosur ish-dhëndrit të tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, në fshatin Kamenicë, ku shtetasi Nizami Bezati është konfliktuar me ish-dhëndrrin e tij S.M, rreth 25 vjeç.
Policia sqaron se gjatë këtij konflikti të ndodhur për motive të dobëta, shtetasi Nizami Bezat, dyshohet se ka goditur me mjet të fortë dhe ka plagosur shtetasin S.M, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.
Pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Korçës, Maksuti është transportuar drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.
I plagosuri nuk pranoi atësinë e vajzës
Burime nga policia bëjnë me dije se i riu kishte një vajze të mitur me vajzën e autorit të plagosjes. Bezati dhe ish-dhëndri i tij kanë patur konflikte prej disa kohësh.
I plagosuri bashkëjetonte me vajzën e autorit, ndërkohë që është paralajmëruar disa herë që të mos afrohej tek banesa.
Shkak dyshohet se është bërë mosnjohja e atësisë së vajzës së mitur. Mësohet se Bezati e ka goditur me sëpatë duke i shkaktuar plagë të rënda në koke dhe qafë.





