Një banesë në Durrës ka rënë pre e hajdutëve një ditë më parë, njofton policia e qytetit bregdetar.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17, ku është vjedhur banesa në pronësi të shtetasit A. Z., vjeç 31, banues në Durrës.

Policia njofton se për rastin në fjalë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Neni 134 i Kodit Penal.