Një 35-vjeçar nga Cërriku ka ndërruar jetë në burgun e Fushë-Krujës, ditën e djeshme.
Mësohet se viktima, 35-vjeçari me iniciale E.Y., ka qenë në qeli dhe nuk ka dalë me të burgosurit e tjerë në ajrim pasi është ndjerë keq.
Policia bën me dije se nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Për këtë rast është ngritur një grup hetimor dhe po mblidhen të gjitha provat dhe dëshmitë edhe nga të burgosurit e tjerë.
Policia ka referuar materialet hetimore e procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.





