Gjykata e Korçës ka lënë në burg 31 vjeçarin Elvis Gjata, i arrestuar dy ditë më parë, i cili me anë të mashtrimit i kishte marrë 8 mijë euro një 36-vjeçareje nga Librazhdi.
Ndërkohë, janë shpallur në kërkim shtetasit E.F, 32 vjeç dhe K.G, 30 vjeç, të tre banues në Korçë.
Policia e Korçës bën me dije se këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, nëpërmjet mashtrimit, dyshohet se në muajin maj të vitit 2018, i kanë përvetësuar shumën prej 8000 Euro, me qëllim zgjidhjen e një problemi gjyqësor, shtetases D.H, 36 vjeçe, banuese në Librazhd.





