Kroçera “Seven Seas Voyager” me 693 turistë në bord është ankoruar sot rreth orës 7.20 në kalatën 5 të portin e Durrësit.
Anija turistike që mbërriti nga Dubrovniku ka sjellë në qytetin-port 517 turistë nga SHBA, si dhe të tjerë nga Australia (50), Anglia (32), nga Kanadaja (27), Afrika e Jugut, Spanja, Gjermania, Japonia, Uruguai, Meksika, Malajzia, etj.
Udhëtarët e saj janë nisur në vizita të organizuara turistike në Durrës, Krujë, Tiranë dhe Berat.
Ja disa foto të saj sot paradite në portin më të madh të vendit.