Një aksident me pasojë plagosjen e 5 personave ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele.
Në aksin rrugor Poshnje-Ura Vajgurore, tek ish-SMT një mjet tip "Huyndai" me targa greke me drejtues shtetasin J.P, 37 vjeç është përplasur me një mjet tip "Benz" me drentues shtetasin B.T, 53 vjeç .
Për pasojë u dëmtuan shtetasi J.P dhe tre pasagjerët në mjetin e tij si dhe drejtuesi i mjetit tip "Benz", të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Berat.
Drejtuesi i mjetit tip "Huyndai" shtetasi J.P do transportohet në Spitalin e Traumës Tiranë, të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





