Një konflikt mes dy të rinjve është regjistruar një ditë më parë në Durrës.

Ngjarja, që raportohet nga policia vendore, ka ndodhur në lagjen nr.6, mes dy banorëve të qytetit bregdetar.

Burime policore bëjnë të ditur se sherri ka qenë verbal në fillim, por më pas është kaluar tek kanosjet dhe përdorimi i sendeve të forta.

20-vjeçari E.L. akuzohet nga policia si autor i dy veprave vepale “Kanosje” dhe “Lëndime të tjera me dashje” në dëm të shtetasit B.K. 31 vjeç.