Në prangat e policisë ka rënë një i akzuar për dhunë në familje. Polica e Beratit njofton se ka arrestuar Abedin T., 52 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij,

“Arrestimi i tij u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases K.T, 46 vjeçe, banuese në Berat. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ‘’Dhunë në familje e kryer në mënyrë të përsëritur, ose në praninë e fëmijve, parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal”, njofton policia e Beratit.