Është identifikuar shqiptari i vrarë mbrëmjen e djeshme në Itali, pas një zënke me një tjetër shqiptar.
Mediet italiane shkruajnë se bëhet fjalë për 32-vjeçarin Arben Kola, babai i dy fëmijëve të vegjël.
Ai mbeti i vdekur pas një sherri të ndodhur në Chiari, në provincën e Breshias.
Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, ai nuk mundit t'i mbijetonte plagëve të rënda që kishte marrë.
Autori është një 26-vjeçar, po shqiptar i cili është vënë në pranga mëngjesin e sotëm.
Ai ishte duke tentuar që të largohej kur është ndaluar nga një patrullë politike.





