Ish-drejtori për Planifikim Urban në Komunën e Mitrovicës, Sami Zeka është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
Vetë Zeka e ka bërë të ditur lajmin përmes një njoftimi publik në rrjetin shoqëror “Facebook”.
“Nga sot, me propozim-emrimin nga subjekti i AKR-së, dhe me miratimin e z. Kryeministër Haradinaj, mora një detyrë pune me përgjegjësi të reja – atë të zv. Ministrit në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE)”, ka thënë Zeka.
Ai ka thënë se do të përkushtohet për ngritjet e sukseseve të MZHE-së, “e që besoj do reflektojnë pozitivisht në trendin e ngritjes së besueshmërisë në Institucionet e vendit tonë të përbashkët – Republikë e Kosovës!”.
Postimi i plotë në Facebook:
E nderuara familje, të nderuar miq, shokë, bashkëqytetarë!Nga sot, me propozim-emrimin nga subjekti i AKR-së, dhe me miratimin e z. Kryeministër Haradinaj, mora një detyrë pune me përgjegjësi të reja – atë të zv. Ministrit në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE)!Kjo paraqet vazhdimësinë në besimin e Qeverisjes së mirë dhe me duar të pastra – moto e palëkundur e subjektit të AKR-së!Vullneti dhe përkushtimi im do të jenë determinues për ngritjet e sukseseve të MZHE-së, e që besoj do reflektojnë pozitivisht në trendin e ngritjes së besueshmërisë në Institucionet e vendit tonë të përbashkët – Republikë e Kosovës!
Prioritetet e Projekteve në fushat që janë pjesë e Programit Qeverisës të z. Minister Valdrin Lluka, do vazhdojmë si të tilla t'i promovojmi, gjithëhere me theksin në ato drejt Zhvillimit më të Qëndrueshëm Ekonomik të vendit!
Një Falenderim i veçantë për të gjithë bashkëpuntorët e deritanishëm në Komunën e Mitrovicës dhe qytetarët ndaj të cilëve jam kujdesur të kem shërbim korrekt dhe transparencë maksimale!
Me Respekt,
Sami Zeka, M.Eng.Arch.
zv. Minister në MZHE,