Një i ri në Durrës, ka përfunduar në telashe.

Mësohet se 18-vjeçari V. Gj., banues në Durrës, u ndalua nga efektivët e rendit pasi në Shkozet, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Range Rover”.

Mësohet gjithashtu nga burime policore se adoleshenti ka shkelur vendimin e Gjykatës për masën e sigurisë “Arrest Shtëpie”.

Komisariati i Policisë Durrës:

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin V. Gj., vjeç 18, banues në Durrës, pasi më datë 02.09.2018, në Shkozet, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Range Rover”, gjithashtu ka shkelur vendimin e Gjykatës për masën e sigurisë “Arrest Shtëpie”. Nenet 291/1 e 323/1 të Kodit Penal.