Një 20-vjeçar nga Durrësi ka përfunduar në prangat e bluve të qytetit. Ngjarja ka ndodhur më datë 03 shtator 2018, pasi i riu S.K., drejtonte makinën pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
"Shtetasi S.K., vjeç 20, banues në Durrës në aksin rrugor Durrës-Tiranë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, mjetin tip Peugeot," thuhet në njoftimin e policisë.
Ndaj 20-vjeçarit rëndon akuza "Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi" e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.





