Një banesë është përfshirë nga flakët një ditë më parë në Shijak.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Metallë sipas burimeve zyrtare, në banesën e shtetasit A.B., vjeç 29.

Në njoftimin e Policisë së Durrësit bëhet me dije se, shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Si pasojë e zjarrit, banesa e 29-vjeçarit ka pësuar vetëm dëme materiale ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.