Një person është është vrarë mëngjesin e sotëm pranë zyrave të Inteligjencës së Kosovës në Prishtinë. Ai u dërgua me plagë të rënda në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Sipas autoriteteve kosovare, ngjarja nuk ka lidhje me punën e Institucionit të Inteligjencës. Mediat kosovare shkruajnë se viktima është një punëtor i kësaj godine.

Ai u qëllua me armë nga një punonjës i sigurimit të brendshëm të këtij institucioni. Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbardhur rastin.