Drejtori i përgjithshëm Ekzekutiv i APD, Afrim Bakaj priti sot pasdite Senatorin francez Olivier Cadic.
Në takimin e zhvilluar në mjediset e Drejtorisë Ekzekutive të APD, së bashku me përshëndetjen e mirëseardhjes nga drejtori Bakaj, Senatori Cadic dhe grupi që e shoqëronte u informua mbi zhvillimet portuale të kohëve të fundit.
Z. Cadic, Këshilltarja e Parë e Ambasadës së Francës në Tiranë, Isabelle le Guellec, si dhe biznesmeni francez, Marin le Corre shfaqën interesim të veçantë për projektet që pritet të zbatohen në portin më të madh të Shqipërisë.
Së bashku me z. Bakaj dhe zv. drejtoren Sonila Toska, specialistët portualë u ndalën më gjatë te projekti i thellimit të portit dhe kanalit hyrës të tij, si dhe në atë të rikonstruksionit të kalatave 1 & 2; ndërsa menaxheri i përgjithshëm i kompanisë CMA CGM Albania, Ermir Maliqati foli për situatën e taksave doganore.
Takimi zgjati rreth një orë e gjysëm dhe u zhvillua si një bashkëbisedim konstruktiv mes palëve.