Një automjet është përfshirë në flakë në lëvizje rreth orës 14:15, në rrugën “Arkitekt Kasemi” në Tiranë.

Sipas policisë mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. D., ku ka patur vetëm dëme materiale.

Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të rënies së zjarrit, njoftojnë forcat blu.