Një shtetas grek dhe një shqiptar kanë rënë në prangat e policisë pasi tentuan të trafikonin lëndë narkotike në pikën kufitar të Kapshticës.

Forcat blu kanë arrestuar Stylianos Chiropoulos, banues në Katerinë dhe Astrit Elezin, banues në Bulqizë (rezident në Katerinë) 26 dhe 27 vjeç  të cilët të cilët udhëtonin me mjetin tip “Volksëagen”.

Sipas policisë gjatë kontrollit trupor të ushtruar ndaj shtetasit grek, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pako me peshë 1 Kg e 100 gr me bimë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa,"-raporton policia.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe Specialistët për narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, ku në përfundim të veprimeve bënë arrestimin në flagrancë të këtyre shtetasve dhe referuan materialet hetimore Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale bazuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal, në ngarkim të këtyre shtetasve.