Katedralja e Korçës është sulmuar sërish gjatë natës, teksa është thyer dera dhe janë dëmtuar disa nga ambientet e brendshme.

Grabitësit kanë arritur të thyejnë edhe arkën e parave të mbledhura për bamirësi dhe i kanë vjedhur ato.

Personat që kanë kryer këtë akt, dyshohet se janë fshehur brenda ambienteve të Katedrales gjatë shërbesës së të dielës dhe kanë shfrytëzuar natën për ta grabitur.