Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Laçit, në afërsi të një lokali.
Nga informacionet e para, mësohet se tritoli është vendosur te hyrja e lokalit të shtetasit, Llesh Buraku.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Informacioni paraprak:
Më datë 03.09.2018, rreth orës 02:00, në lagjen nr.4 në Laç, në derën e jashtme të lokalit “Bar-Kafe” në pronesi të shtetasit Ll.B. ka shpërthyer një sasi lëndë eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale ” Shkatërrim prone me eksploziv” parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.





