44-vjeçari Petrit Zajeti, i cili ishte raportuar i zhdukur që prej datës 31 gusht nga familjarët në polici, ka telefonuar ditën e diel të afërmit duke bërë të ditur se ndodhet në Greqi. Reagimi i tij ka ardhur pas publikimit të lajmit për zhdukjen e tij edhe në media.

Ndërkohë edhe vetë familjarët e 44-vjeçarit nga zona Fshat i Ri, ishin alarmuar për largimin e tij nga banesa pa asnjë njoftim para 3 ditësh dhe për këtë arsye kishin bërë denoncim në policinë e Vaut të Dejës.

Zhdukja e 44-vjeçarit kishte alarmuar familjen për shkak të ngjarjeve të fundit kriminale në Shkodër.