Një sasi tritoli ka shpërthyer pranë një lokali gjatë natës në lagjen nr. 4 të qytetit të Laçit.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale dhe asnjë person të lënduar.
Grupi hetimor i policisë ka nisur punën për të identifikuar dhe për të arrestuar autorët e vendosjes së lëndës plasëse.





