Një 27-vjeçar teksa po drejtonte një mjet tip “Porsche” në zonën e Plazhit në Durrës, ka përplasur një grua.

E plagosura me iniciale H.Ç, vjeçe 62, banuese në Durrës, është transportuar në spital, ku dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Aksidenti ka ndodhur të shtunën, ndërsa për drejtuesin e “Porsche”-it, shtetasin E.B., vjeç 27, banues në Durrës, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” bazuar në nenin 290 të Kodit Penal.