Policia e Shtetit dhe forcat policore italiane në veçanti Guardia di Finanza e Pulias, kanë finalizuar një tjetër operacion duke goditur tentativën për trafik narkotikësh drejt Italisë.
Në një njoftim për mediat, Policia Shqiptare thotë se autoritetet arrestuan 2 trafikantë, një italian me iniciale W.F. dhe një shqiptar me iniciale V.B.
Në Brindizi u kap dhe sekuestrua skafi me të cilin u tentua të trafikohej droga, si dhe 550 kilogramë marijuanë.
“Aktivizuar edhe në këtë rast bashkëpunimi tashmë i konsoliduar operativ dhe informativ me autoritetet e policisë shqiptare nëpërmjet nuklit të kufirit detar të Guardia di Finanza dhe zyrës së ndërlidhjes së Policisë Shqiptare në Itali”, thotë policia në njoftimin për mediat.
Hetimet po vijojnë në të dy anët e kufirit për të zbuluar persona të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.





